blog - shqip

« Späť

Mesazhi i pavarësisë

Mesazhi i pavarësisë

Urime, Shqipëria! Urime për pavarësinë, të cilën e kremton sot dhe urime për bijtë e tu që e shpallën. Urime, sepse në këto ditë u bëre krejt kuqezi, si flamuri yt. S’ka makinë, rrugë, ndërtesë pa flamurin tënd të nderuar.

100 vjet janë më shumë sa një jetë mesatare e njeriut. Në jetën e shtetit prapë nuk është pak. Ti vet, Shqipëria, mund e duhet të më mësosh historinë tënde fisnike dhe e vështirë, e pasur dhe e gjatë.

Në librin e historisë sate janë faqe të bardha për t’u lavdëruar dhe faqe të zeza për t’u penduar. Të uroj guximin të pendohesh dhe të lavdërohesh në vende dhe momente të duhura... Urime, o Shqipëria e dashur, për traditën tënde të pasur, ngushlime për momente të rënda të palirisë dhe të skllavërisë.

Sot bijtë e tu nganjëherë si po të kishin frikë për t’u përparuar me vendosmëri hap pas hapi si baballarët e tyre. Nga ana tjetër, nuk mund të mohohet asesi dëshira e shqipëtarëve për të shkuar përpara. Fatkeqsisht, edhe kjo dëshirë e mirë dhe e duhur nganjëherë shkakton, se kujtimi i njeriut bëhet tepër i shkurt. Mos më thuaj, o Shqipëri, se bijtë e tu e harruan prejardhjen e tyre, kur në dëshirë tepër të madhe për t’u bërë pjesëtarë të “Europës moderne”, si ligjin e parë aprovuan një gjë të mbrapshtë e moralisht tëprishur... Mos më thuaj, se burra të shtetit me një histori kaq të madhe kërcejnë si u fishkëllojnë të fortët e botës... Mos më thuaj, sepse do të ishte një njollë në mantelin e dinjitetit tënd.

Duke menduar për ty, Shqipëri, më vijnë në mend tre premtime të mëdha të dhëna Abrahamit prej Hyjit – toka, pasardhësi dhe bekimi.

Toka jote, kaq e shkelur dhe kaq e bukur, kaq e dashur dhe kaq e fortë, kaq e ruajtur me gjak të ushtarëve dhe e lagur me atë të martirëve dhe kaq e përdhunuar nga fëmijët e tu... Por e jotja. Më e gjerë si kufijtë artificiale të shtetit...

Pasardhësi, ose pasardhësit e tu... Mund të krenohen, o nëna Shqipëri. Shqipëria është sot për sot i vetmi shtet (nuk desha të shruaj i fundit, edhe nëse ndoshta do të ishte më e saktë), në të cilin lindin më shumë fëmijë se sa vdesin. E lumja ti, nëse në ty ka fëmijë, sepse kush nuk i ka, nuk e ka as të  ardhmen e vet. Ti akoma e ke. Ruaje! Mos lejo që ligjet e padrejta ta shkatërrojnë të ardhmen tënde. Mos lejo, që nëpër spitale të tua të vriten fëmijët e tu të pafajshëm para se të linden!

Dhe bekimi? Zoti e derdh me bollek. Edhe nëse shumë njerëz nuk interesohen për të. Një gjë është e sigurtë: kush e dëshiron, e gjen. Lutem që bijtë e tu të dijnë, se pa bekimin e Zotit çdo përpjekje njerëzore është kot. Lutem që bijtë e tu që të jenë të vetëdijshëm, se kanë nevojë për bekimin e Hyjit.

Të uroj, o Shqipëri fisnike, që të jesh këtu edhe shumë vite. Lutem që Zoti kurrë mos ta heqë bekimin e vet prej teje. Lutem që mes bijve të tu të rritet numri i atyre që dëshirojnë të bashkëpunojnë me hirin e Hyjit. Lutem me fjalë të priftërinjve të martirizuar gjatë komunizmit; me fjalë që patën në gojë kur vdesin: “Rroftë Krishti Mbret! Rroftë Shqipëria!“

Lutem kësthu, sepse Krishti erdhi “për të dëshmuar të vërtetën” (Gjn 18,37). Është pikërisht dhe vetëm e vërteta, e cila na e hap derën e mbretërisë së Krishtit. Njeriu u dëbua prej parajsës, sepse besoi më shumë rrenës sa të vërtetës. Dhe “ati i gënjeshtrës” (Gjn 8,44) deri në sot me shumë kujdes vepron në botë për të na gënjyer prapë të gjithë, për të na e mbyllë prapë derën e Mbretërisë me anë të gënjeshtrës dhe të mëkatit, i cili është gjithmonë pasoja e saj. Vetëm e Vërteta na e hap rrugën. Vetëm Krishti Mbret na i çel sytë, sepse Ai është e Vërteta.

Lutem kështu, sepse atje ku është e Vërteta – Krishti, nuk është korrupsioni e as dhuna, hakmarrja as mosfalja, abuzimi as vjedhja, mashtrimi as gënjeshtra. Lutem kësthu për ty, o Shqipëri, sepse atje ku është e Vërteta – Krishti, mbizotëron paqja dhe falja, nderi dhe zemërgjerësia, dashuria dhe mëshira.

Lutem që të jetë e qartë, se “gënjeshtra e bardhë” është gjithmonë gënjeshtër, pavarësisht nga dukja; se “rrena e mëshirshme” mbetet rrenë pavarësisht nga maska nën të cilën fshehet; se “gënjeshtra pa dëm” nuk ekziston, sepse çdo gënjeshtër e shkatërron marrëdhenien e njeriut ndaj Hyjit, ndaj të afërmit dhe ndaj vetvetës. Krishti është e Vërteta. Kush mashtron dhe gënjen, e huazon zemrën dhe gojën e vet atit të gënjeshtrës – djallit.

Lutem që Krishti dhe e vërteta e tij sa më shpejtë të mbretërojë në zemrat e shqiptarëve dhe e të gjithë njerëzve.

Rroftë Krishti Mbret! Rroftë Shqipëria!

 

foto: ipeshkvi i Rrëshenit imzot Cristoforo Palmieri dhe kryetari i bashkisë së Rrëshenit z. Ndue Gega e zbulojnë pllakën e vendosur në murë të kishës në Malaj, e cila përkujton, se në këtë vend me datë 25.XII.1912 u shpall pavarësia nga autoritetet kishtare dhe civile të vendit.