blog - shqip

« Späť

Me të vërtetë u ngjall?

Me të vërtetë u ngjall?

Dita e Pashkës, festa më e madhe e të krishterëve. Kaq e madhe, sa kremtohet tetë ditë rreshtë si të ishte një ditë e vetme. Kuptohet, sepse çdo festë në botën e krishterë ka kuptim vetëm në lidhje më Pashkën.

Mua personalisht më vjen keq për mënyrën, në të cilën kremtohet Pashka. Duket, se mjafton të jetë në tryezë buka e bekuar dhe meshën e shenjtë të kësaj dite e përjetojmë jo si gjymtyrët e gjalla të Trupit mistik të Krishtit, por si cuba, disa nuk vijnë për t’u lutur dhe për të falenderuar Zotin, por për të folur njëri me tjetrin... Ndoshta po teproj? Nuk e di. Flas për atë, që pashë me sytë e mi më shumë se një herë dhe në vende të ndryshme. Dua të pyes të njëjtën pyetje, që ka pyetur papa Gjon Pali kur erdhi në France: “Galia, ku është feja jote?” Po. Dua t’a bëj këtë pyetje: “O Mirdita e famshme, ku është feja jote?”

Nganjëherë më duket, se jemi si ato gra, që në varrin e Krishtit e takuan “një djalosh... të veshur me petk të bardhë” (Mk 16,5), dhe pasi që ky u larmëroi, se Krishti u ngjall, ato “ikën nga varri, sepse i kapi frikë e madhe dhe tmerri. S’i treguan askujt asgjë, sepse kishin frikë” (Mk 16,8).

Po, kanë dëgjuar, se Krishti u ngjall, por kjo ngjarje, ky fakt nuk ka asnjë lidhje me jetën e tyre. Vetëm shkakton frikën. Fiks si në jetën e secilit prej nesh: kemi nëvojë për t’a takuar Kristhin e ngjallur, nëse duam të jetojmë në lirinë, të cilën na fitoi Ai me gjakun e tij. Deri sa nuk e takojmë personalisht, na mbizotëron frika.

Dëshironi disa shembuj  nga jeta e përditshme? Urdhëroni: Pse një vajzë e re, pasi që ka arritur në një farë moshe nuk mund të del e vetme nga shtëpia? Pse një grua e martuar nuk mund t’a vizitojë as gjyshën e vet, e cila banon në tjetër anë të rrugës në të njëjtin fshat, pa qenë e shoqëruar nga burri ose nga vjehrra? Pse nuk mund t’a shikojë bukurinë e botës, por është e shtrënguar të sodis vetëm majet e këpucëve të saja? Sepse janë burrat që kanë frikë! Sepse burra, që dëtyrojnë vajza dhe gra të jetojnë në këto kushte të tmerrshme janë plot me mëkat të papastërtisë dhe nuk kanë besim as ndaj Zotit dhe si pasojë as ndaj vetvetës dhe as ndaj vajzës ose gruas – ndaj askujt!

Pse njerëzit bëjnë vetëm atë, që lejon tradita? Pse në një varrim vjen i gjithë fshati duke braktisur Zotin? Sepse fshati do të kishte folur keq, sepse opinioni, sepse njerëz... E pastaj ditën e së premtës së madhe kisha është boshë... Deri sa nuk jemi në vetëdije, se jetojmë falë vdekjes së Krishtit, deri sa nuk përkulim gjunjtë para kryqit, jetojmë për vdekjen dhe në frikë. Deri kur do të jetosh për opinionin e njerëzve dhe jo për Krishtin? Kaq i skllavëruar je? Kjo duhet të jetë jeta e atij, që kremton Pashkën – jetën e re me Krishtin? JO!

Duhet të vazhdoj? Pse i parëlinduri duhet të jetë djali? E nëse falë mjekësisë moderne zbulohet, se grua nën zëmren e vet e mban vajzën, pse burri i saj e detyron të abortojë? Kafsh është, jo burr! Ty o burr, që vepron kështu, kush të ka lindur? Babai ose nëna? Ku është jeta jote më e vlefshme si jeta e një gruaje? A do të kuptosh, se burr e grua janë të barabartë në dinjitetin e tyre? A do të pranosh, se si burri ashtu edhe gruaja dolën prej Dorës së Zotit si një dhuratë e mahnitshme për këtë botë?

Dikush mund të thotë, se këto fjalë nuk janë të përshtatshme me festën e Pashkës, me ngjalljen e Krishtit. Nuk e di. Di vetëm kaq, se sigurisht do të isha më i kenaqur, nëse nuk do të ishte e nëvojshme t’i shqiptoj. Pyetja është tjetër: pyetja është a jemi ne të përshtatshëm për Pashkën e Krishtit, a jam unë dhe ti të gatshëm të pranojmë grishjen e Jezusit në një jetë të re?

 Kur do të kuptosh, falë Krishtit të ngjallur, të cilin e takove personalisht, pastaj mund t’a kremtosh Pashkën. Pastaj Pashka do të jetë për ty “Pesach”, hebraisht do të thotë “Kalimi”, nga mëkati në shenjtërinë, nga errësira në dritë, nga sklavëria në lirinë. Në lirinë, që nuk do të thotë “mund të bëj çfarë dua,” por është përgjegjësi.

Krishti na fitoi lirinë me kryqin e tij dhe jetën me vdekjen e tij. Ai i shkëputi prangat e skllavërisë së vjetër dhe na fitoi për Atin si një popull i ri. Nëse nuk bën diçka me cilësinë e jetës sate, nëse nuk përmirësohesh, nëse nuk rritësh në dashuri, atëherë është, sepse akoma nuk e takove Jezu Krishtin e vrarë dhe e ngjallur. E nëse nuk e takove, akoma je si ato gra nga ungjilli – ke frikë. E kjo nuk vjen prej Zotit. Kjo është vegla e djallit, i cili të mashtron. Nuk mund të vish në kishë, sepse ke shumë punë dhe duhet të jetosh? Sepse pa lekun njeriu nuk jeton? Dhe pa Zotin jeton? Si? Zoti në qiell, ti në tokë, sa më larg prej tij? Këtë e quan Pashkë? Këtë e quan jetë të krishterë?

Mjaft tani! Pas Krishtit nuk është e mundur të shkosh mezemër të ndarë. Ai vet thotë: “Nëse më doni, do t’i mbani urdhërimet e mia.” (Gjn 14,15) Jo me gojë, por me vepra! Nuk është e mundur ta bësh gjysëm për gjysëm. Ose e bën, ose nuk e bën.

Të ftoj, i/e dashur t’a përjetosh këtë Pashkë më të vërtetë si një kalim në një jetë të re me Krishtin. Mos u shqetëso për të kaluarën tënde, dorëzoje në duart e Jezusit, i cili i vetmi vdiq për ty. Mos u shqetëso as për të ardhmën tënde, sepse Jezusi Zot të dha një jetë me cilësinë më e lartë. Vetëm kalo. “Çohu dhe ec!” si thotë vetë Jezusi kur shëron të paralizuarin. Ec përpara bashkë më të. Çohu nga varri i mëkatit tënd, nga errësira e zakoneve të mbrapshta, nga skllavëria e traditës, që të lidh në pranga. Çohu dhe ec, sepse Krishti të fton.

Dua të bërtas si Moisiu: “Thërras sot për dëshmitarë kundër teje qiellin e dheun: të vura para jetën e vdekjen, bekimin e mallkimin. Zgjidhe, pra, jetën, që të jetosh... e duaje Zotin, Hyjin tënd, dëgjo zërin e tij, qëndroje besnik, sepse Ai është jeta jote, gjatësia e ditëve të tua” (Lp 30,19-20).

Komentáre
Prihláste sa pre pridanie komentára
dobra odvaha... ak si takto kazal, sklanam sa - v modlitbach, ktore potrebujes viac ako obdiv
Odoslané 9.4.2012 22:51.
Konečne, niekto nalial čistého vína.

Ak miluješ, nerobí ti problém rozrezať skalpelom hnisavý vred milovanému človeku, aby si mu zachránil život.
Toto je milujúci chirurg, ktorý by dal život za svojich slepých, zranených a chorých pacientov. A nie ten, ktorý by obviazal hnisavý vred, aby ho nebolo tak vidno, aby nebil do očí, chlácholiac, neboj o nič neide, počkáme,možno to samo zmizne....

Pri ambóne sa musí umierať. Ak zrno neodumrie, neprinesie úrodu.

P.S. nádherná narodeninová mozaika
Odoslané 10.4.2012 6:08.
Podľa toho vieme, že sme ho poznali, ak zachovávame jeho prikázania. Kto hovorí: "Poznám ho," a nezachováva jeho prikázania, je luhár a niet v ňom pravdy.
Kto však zachováva jeho slovo, v tom je Božia láska naozaj dokonalá. A podľa toho vieme, že sme v ňom. (1Jn 2,3-5)
Odoslané 10.4.2012 7:38.
veď ma poznáš... toto je len výcuc emoticon občas neviem, kde je hranica medzi odvahou a šialenstvom. ale počúvali... až tak, že po sv.o. ma pred kostolom nepočkal takmer nikto, čo sa zvyčajne nestáva...
Odoslané 10.4.2012 13:56 ako reakcia na Ivana Turnova.
Onezimus má gumy nepoprepichované?
zááááááááááááázrak!
Odoslané 11.4.2012 8:56 ako reakcia na tomáš kuník.
asi sa stalo par veci, ktore tieto slova vyprovokovali a ludia, ktori tuto kazen pocuvali jej rozumeli ovela lepsie ako my. nielen kvoli recovej bariere. a inak, je parada dat si tuto kazen prelozit google-u. fakt to znie skvelo-ako keby som prekladala finsko madarsky text so slovnikom. Ex 14,14
Odoslané 11.4.2012 14:10.
Onezimus má gumy v poriadku, rozhodne v lepšom, ako farár vzťahy...
Odoslané 11.4.2012 19:35 ako reakcia na Otília Ferenčíková.
no, veru stalo... a deje sa.
s translatorom... ešte si nestratila vieru? len jeden príklad, ktorý mi prišiel mailom: slovo "cuba" translator prepožil ako "Kuba". dosť mimo - znamená "lotri, zbojníci"
Odoslané 11.4.2012 19:37 ako reakcia na Daniela Cerovská.
ved prave preto, ze poznam - teba aj pomery posluchacov.. dufam, ze si aspon pri tom nekrical ako v rrepse kedysi emoticon
personalisht kam kuptuar gati krejt, nuk mund te harroj.. zoti te bekofte edhe ruaj (rruaj emoticon)
Odoslané 11.4.2012 21:56 ako reakcia na tomáš kuník.
neboj, to nie je ticho pred kolapsom ale pred búrkou DS
Odoslané 12.4.2012 6:49 ako reakcia na tomáš kuník.
vieš dobre, že mikrofón je tu neznámy pojem, takže pri plnom kostole sa tomu tak či tak nevyhnem... a v Repse... tiež vieš, že som aj kričať mohol a ani ja som sa nepočul emoticon
rruajtur jam vet sot në mëngjës dhe Zoti më ruan mbi çdo masë emoticon
Odoslané 12.4.2012 8:05 ako reakcia na Ivana Turnova.
Odoslané 12.4.2012 8:13 ako reakcia na tomáš kuník.
nestratila som vieru. draho som bola kupena, neda sa... studujem tiez cudzi jazyk, takze veselosti a smiechu pri roznych krkolomnostiach zazivam dost. a Pan Boh rozumie, to je hlavne. on ma dosah aj tam, kde ziadne ludske slovo- a s Nim aj nase modlitby, ked uz slova nezaberu.
Odoslané 12.4.2012 8:18 ako reakcia na tomáš kuník.
dobre si spravil, pocula som, ze neoholeny knaz vzbudzuje nedoveru emoticon
Odoslané 13.4.2012 22:00 ako reakcia na tomáš kuník.
fuu... chudak svaty Peter...
Odoslané 14.4.2012 19:19 ako reakcia na Ivana Turnova.
a 90 percent kapucinov! :-D
Odoslané 15.4.2012 5:36 ako reakcia na tomáš kuník.
Keď prídeš do Popradu. my tu máme staršieho stáleho diakona, ktorý má bradu niže pása...
:-)))))))))))))))))))))) , ale vzbudzuje dôveru, lebo je to fajn chlapík.
Odoslané 15.4.2012 12:04 ako reakcia na Ivana Turnova.
dadka, ja osobne s tym problem nemam, len som citovala.. a ked sme uz pri kapucinoch, aspon pozdrav toho rodinneho emoticon
Odoslané 16.4.2012 18:40 ako reakcia na Daniela Cerovská.