blog - shqip

« Späť

Si duam ta përjetojmë vitin 2012?

Si duam ta përjetojmë vitin 2012?

Dje festuam jo vetëm vitin e ri, por sidomos edhe festën e shën Marisë Virgjër Hyjlindëse. Besoj, se një fillim më të mirë të vitit të ri as nuk do të mund ta imagjinojmë.

Ç'dobi kemi prej këtij fakti? Pse duhet të kremtojmë Marinë si Hyjilindëse? Duhet të dimë, se është festa më e lashtë e Marisë, e cila në fund të fundit na drejton kah Jezu Krishti; e cila na mëson se Jezusi është Hyji i vërtetë. Hyji, që për ne u bë njeri.

Prej këtij fakti rrjedh besimi i Kishës, se falë mishërimit të Krishtit njerëzit fituan bijësinë e Hyjit. Shën Pali na mëson, se "Hyji na dërgoi Shpirtin e Birit të Vet, i cili gërthet në ne Abba - o Atë!" "Abba" është fjalë hebraike, që do të thotë babushë. Pikërisht kjo është marrëdhënia, të cilën Hyji na fton ta kemi më Të. Si fëmiu i vogël, që ka besimin e pakufizuar ndaj babait të vet. Fëmija, që ka vetëdijen  se Babai i mirë i jep gjithçka që është për të mirën e tij. Fëmija, që ka vetëdijen, se është fëmijë i Mbretit të Gjithëpushtetshëm. E atëherë, nëse jemi bijtë e Hyjit, logjikisht duhet të jetojmë në një mënyrë, që iu përket bijve të Hyjit. Duhet të jetojmë, mund të themi, me një stil Hyjinor.

Mos të harrojmë, se vendi i vetëm në Ungjill, ku vet Jezusi e përdor këtë fjalë, është në Kopshtin e ullinjve në momentin , kur u djersit me gjak. Atëherë thotë: "Abba! Atë, ti mundësh gjithçka! Largoje prej meje këtë gotë, por jo çka dua unë, por çka do ti!" (Mk 14,36) Në momentin më të rëndësishëm, më të vështirë e jetës së Tij dhe më të vendosur për mbarë njerëzimin, atëherë, kur është në lojë shëlbimi i njeriut, kur Jezusi është para zgjedhjes për ta pranuar kryqin apo jo, pikërisht  atëherë i thotë Hyjit Atë "Abba" - babushë! Dhe dorëzohet plotësisht në vullnet të Tij.

Besoj, se kjo do të jetë mënyra më e mirë për ta përjetuar këtë vit - duke u dorëzuar në dorën e Atit, duke qenë të sigurtë, se Ai kujdeset për ne. Duke e pasur para sysh dashurinë e Tij edhe në momente më të lumtura dhe më të vështira.

Sigurisht, nuk është një zgjedhje e lehtë  e edhe  me forcat  tona jo gjithmonë arrijmë ta bëjmë. Prandaj jam i bindur, se kjo është arsyeja, për të cilën Kisha na ofron   të fillojmë çdo vit të ri së bashku me Marinë. Ajo është kulmi i Kishës, shenjë e Kishës së lavdëruar. Kisha, si Maria është gjithmonë besnike ndaj Hyjit. Prandaj na mësojnë edhe etërit, se "nuk mund ta këtë Hyjin për Atë, kush nuk e ka Kishën për Nënë". Vetëm duke jetuar me Kishë e në Kishë, duke dëgjuar fjalën që Kisha na ofron në emër të të Fejuarit të saj qiellor mund të arrijmë ta kemi me Hyjin marrëdhenien e bijësisë së vërtetë në dorëzimin e plotë në duartë e Atit tonë.

Ja, kjo mund të jetë mënyra më e mirë për ta përjetuar çdo ditë të vitit dhe të jetës... Ecje të mbarë...

Komentáre
Prihláste sa pre pridanie komentára
...na foto je kostol sv. Františka? S novou kamennou fasádou? ...alebo nejaký iný?
Odoslané 3.1.2012 11:29.
Tomáš, ušetril by si čitatelom čas, keby si písal aj preklad po slovensky. Dakujem za pochopenie.
Odoslané 3.1.2012 13:57.
Ale, no veď on šetrí čas, albáncom.
MK sa stáva tým pádom medzinárodný projekt.
Odoslané 3.1.2012 14:37 ako reakcia na Štefan Hrbček.
viem, ušetril emoticon ale šetrím ho aj sebe... nestíham. a potom... niečo je určené pre domáceho čitateľa a niečo je export emoticon
Odoslané 4.1.2012 8:01 ako reakcia na Štefan Hrbček.
nie, je to kostol v Geziq (vygoogli si) emoticon nie je to moja farnosť, ja som to len fotil
Odoslané 4.1.2012 8:02 ako reakcia na Otília Ferenčíková.